Orinda Huta: Emisioni im surprizë, dedikim për fëmijët me sindromën “down”

Apr 29, 2015 | 11:21
SHPËRNDAJE


Ajo mund të konsiderohet një “show girl” përderisa e shohim herë në skenë si këngëtare, e herë si moderatore spektaklesh e programesh televizive. Orinda Huta po përgatitet për një rikthim në ekranin e “Vizion Plus”, me programin e saj të ri të titulluar “Surpriza SD”, që pritet të nisë transmetimin së shpejti. “Pjesë të emisionit tim janë fëmijët dhe ata janë fëmijë me sindromën ‘down’. Qëllimi im është t’u plotësojmë dëshirat dhe të sjellim sa më pranë publikut jetën e tyre, që për fat të keq është e izoluar. Por nuk do të jenë vetëm fëmijë, pasi puntatën e parë të emisionit tim do e hap me një vajzë 28-vjeçare”, tha Orinda për gazetën “Panorama”. “Ky format ndryshe vjen në gjininë e reportazhit dhe qëllimi është përfshirja e tyre në shoqëri, duke shpresuar të vendosim një tullë dhe ne”, shprehet ajo. Programi është ndërtuar në 12 puntata dhe në të do të përfshihen edhe familjarët e fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura