Orë me diell dhe vranësira, si parashikohet moti për fundjavën: Ja sa arrijnë temperaturat maksimale

Apr 6, 2024 | 7:48
SHPËRNDAJE

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.

Moti-me-diell

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

 

Njoftimi nga SHMU: 

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat I masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.

Moti do të jetë I qëndrueshëm dhe I kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.

Urojmë të kaloni një fundjavë të bukur

435994183_18121289281357388_6766929571251271387_n 435579503_18121289290357388_7049157304362324044_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura