Opozita proteston para Kryeministrisë, Paloka: Meta ik, Rama zhduku!

Mar 12, 2015 | 11:19
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Me fjalen e djalit te Qamil Zeles, te vetevaruarit ne burgun e Rrogozines, burgosur per faturat e energjise elektrike, ka nisur protesta e opozites ne podiumin e improviozuar para Kryeministrise.

Djali i Qamil Zeles, duke folur ne proteste

Ai ka folur jo pa emocion para mijera protestuesve, duke thene se te atin e damkosen si vjedhes te energjise, nderkohe qe nuk ishte ashtu. 

Ora 11:33 

Kreu i grupi kuvendor i PD-së, Edi Paloka, tha se Meta dhe Rama duhet të largohen nga pushteti, pasi pasiguria dhe varfëria kanë goditur vendin. 

Ora: 11:32

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ristani u shpreh para protestuesve: “Kemi nëvojë të na dëgjojnë, respektojnë, e meritojmë një jetë më të mirë”.

Sipas Ristanit mazhoranca aktuale u zgjodh “se donim më të mirën, na premtuan më të mirën”, por siç u shpreh ai sot shqiptarët nuk kanë punë.

“Protestojmë me zë të fuqishëm”, tha Ristani, kundër shpërthimeve me tritol, ekonomisë në krizë dhe varfërisë.

“Krimi dhe mafia s’mund të jenë bashkëudhëtarë në rrugën tonë të prosperitetit. Prostesta dhe vetëm protesta jonë, rruga sot për të mos lënë Shqipërinë të kthehet në diktaturë oligarkike”.

“E ardhmja është e jona e jo e banditëve”, tha Ristani.

Ora 11.28

Kreu i PD-se, Lulzim Basha eshte futur mes protestuesve pak pas ores 11.00. Ai eshte pritur me brohoritje nga protestuesit, e bashke me ta ka nisur marshimin drejt Kryeministrise. 

Basha mes protestuesve

Nis marshimi i protestuesve te mbledhur nga gjithe rrethet e vendit, te cilet i jane bashkuar protestës së thirrur nga PD-ja. Mijera qytetare me parulla, pankarta e thirrje “Klika Rama-Meta ik!” i jane drejtuar sheshit kryesor te Tiranes, ne nisje te protestes se opozites.

Protestuesit drejt Kryeministrise

 “Poshte komunizmi”, “Meta Ik”, jane vetem disa nga thirrjet e protestuesve, drejtuar kreut te Kuvendit, ne mbeshtetje te kerkeses se opozites per doreheqjen e tij.   

Ashtu si ishte njoftuar qe nje dite me pare, forca te shumta policie kane zhvilluar kontrolle ne akset rrugore. nderkohe qe akuzave te opozites per tentativa pengimi te protestuesve, Policia e Shtetit i eshte pergjigjur me nje deklarate pergenjeshtruese, duke sqaruar se masat e marra synojne vetem mbarevajtjen e protestes dhe garantimin e rendit dhe te sigurise. 

Ne nisje te protestes se opozites

Partia Demokratike e nis protesten me një marshim nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë.Deklarata e Policisë ka bërë që kryetarët e PD-së në rrethe të kërkojnë që pjesëmarrësit në protestë të marrin me vete kartat e identitetit.

PROTESTA


PD ka organizuar strukturat e saj për të zhvilluar një protestë paqësore. Jane të rinjtë e FRPD-së që paraprijnë protestën në marshimin deri para Kryeministrisë, me një banderolë ku do të kërkohet dorëheqja e Metës, duke e akuzuar atë si porositës të vrasjes së dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Për protestuesit do të flasë në podiumin, që do të vendoset para kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Megjithatë, burimet thanë se PD nuk mund të kontrollojë dëshirën për të protestuar edhe para Parlamentit. Mësohet se në pankartat e PD-së do të vendosen kërkesat për dorëheqjen e Ilir Metës, kërkesa për dekriminalizimin e Kuvendit, parulla për varfërinë, rritjen e kriminalitetit dhe pasigurisë së jetës.

PD ka zhvilluar dje në mbrëmje mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku është vendosur që deputetët të bëhen pjesë e seancës së Kuvendit, për të mos lejuar miratimin e ligjeve të tjera pa dhënë dorëheqjen kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura