Opozita, komisione paralele në Kuvend, mblidhen në zyrën e Kryemadhit. Manja e nis me një urim për …

Sep 11, 2018 | 11:10
SHPËRNDAJE

Opozita i është rikthyer punimeve të Kuvendit, por duke zhvilluar mbledhje paralele në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Grupi i PD dhe ai i LSI-së kanë nisur diskutimet më vete për platformën e re të opozitës edhe për procesin e diskutuar gjërësisht sëfundmi atë të  vetingut të politikës.

Ndersa  Komisioni i Ligjeve, kryesuar nga socialisti Manja u mblodh pa deputetet e opozitës, ndërkohë që kolegët e opozita po zhvillonin mbledhjen në sallën ngjitur aty ku janë dhe sallat e Grupit të LSI-së, aty ky Monika Kryemadhi zhvillon takimet me delegacionet parlametare.

Mbledhjen, pa praninë e medias, e ka kryesuar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, emëruar nga Lulzim Basha si koordinator i grupit që do të merret me çështjen e dekriminalizimit të plotë përmes vetingut në politikë.

Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve mbledhja nisi me një urim te veçante.

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja nuk harroi te kujtonte kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili feston sot 45 vjetorin.

“Përpara se te nis mbledhjen me rendin e ditës, pavarësisht mungesës se kolegeve te opozitës dua ti uroj kolegut Alibeaj 45-vjetorin e lindjes. Urimet me te mira”, tha ai.

opozita1

Ne fund te mbledhjes, Salianji deklaroi:

1. Rama nuk e do vetingun në politikë.

2. Vetingu në politikë ka për qëllim të largojë nga Parlamenti, Qeveria dhe zyrat e larta të shtetit politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

3. Vetingu është proces paralel me hetimin nga drejtësia. Vetingu as nuk ndalon, as nuk përjashton hetimin nga SPAK.

4. Vetingu ndërpret mandatin e politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke pastruar menjëherë politikën prej tyre, SPAK i heton dhe i çon para gjykatës politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

5. SPAK nuk nis hetime për veprat penale të korrupsionit dhe lidhjet me krimin e organizuar të familjarëve/të afërmve të politikanëve, por vetëm të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Hetimet e familjarëve mund t’i nisë Prokuroria që sot pa asnjë pengesë ligjore.

opozita opozita1 opozita3

manja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura