“Operonim me automatik në kokë, gërshërët nuk prisnin”, kirurgu i njohur: Heronj s’jemi ne, janë pacientët

Jan 13, 2020 | 13:19
SHPËRNDAJE

“Një ëndërr që ende nuk e beson se është realitet”. Kështu ka deklaruar sot kirurgu i njohur, ikona e kirurgjisë shqiptare profesor Besim Elezi, teksa përshendeti në ceremoninë e inaugurimit të spitalit të ri të Kirurgjisë, “Frederik Shiroka”.profesor-Elezi-kirurgjia

“Është një ëndërr me sytë hapur, që e kemi bërë me sytë mbyllur shumë vjet, ka 17 vjet që nuk kam ardhur në këtë spital kur zbrita sot mu duk se arrita në një qendër spitalore universitare. Është një mrekulli e tërë e realizuar në kohë. Duhen parë gjërat në distancën e kohës, ne e kemi parë këtë spital batërdi, sallat si të lazaretit mesjetar, kur sterilizonim me alkool”- tha ai.

Elezi solli në kujtesë deklaratat e bëra nga kirurgu i njohur anglez, teksa kishte parë nga afër gjendjen në këto pavijone. “Gërshërët s’presin portagia nuk e mban gjilpërën, pincat nuk kapin, të duket vetja si student i mjekësisë që nuk di të operojë. Kjo ishte gjendja, përvec situatave të ’97-s, kur ne operonim me automatik në sallë, kur furnizimet ishin mizerabël, pavionet ishin lazarete të turpshme, me dy banjë që të operuarit zvarriteshin për të shkuar atje, ishin të tipit ushtarak, se spitali ishte ndërtuar për qëllime ushtarake. Kur na kërkoi profesori i huaj tualet ne shihnin njëri tjetrin ku ta conim, ishte një situatë e vështirë, një turp që nuk e mbanim dot në kurriz”- tha ai

Ai pranoi se erdhi “sot në këtë qendër që është europiane komplet. Kjo është lumturi për ata që punojnë dhe ata që do të punojnë, por edhe për popullin. Ne na quajnë heronj, talente, ne kemi operuar të sëmurët në ato kushte aq të vështira e heronjtë janë ata që duruan atë narkozë, ato ambiente, ato instrumente, ne bëmë vetëm detyrën, ata duruan me dhimbje dhe me humbje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura