Operacioni urgjent për vajzën nga Lezha, para ndërhyrjes mësoi se ishte me koronavirus. Reagon ministrja Manastirliu

Mar 29, 2020 | 19:34
SHPËRNDAJE

Pas lajmit se një vajzë e re nga Lezha u operua në mënyrë urgjente në Sanatorium, nga apandesiti, pasi u testua edhe pozitive me koronavirus, ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se ekipet tona mjekësore janë në lartësinë e detyrës.

Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.

? Hapet sot spitali i 2️⃣ COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19″.

91126538_917640115358706_5719184661876310016_o 91412592_917640128692038_32894501685035008_o 91716103_917640145358703_8372901180044476416_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura