Operacione nga kërthiza për problemet gjinekologjike

Oct 31, 2012 | 12:09
SHPËRNDAJE
Kirurgu gjinekolog–onkolog, Vasil Angjeli

Një teknologji e re që u eviton pacientëve futjen “në thikë”. Operacionet nga kërthiza për një sërë problematikash gjine-kologjike. Kirurgjia në këtë fushë po zhvillohet me hapa të shpejtë duke i dhënë prioritet laparaskopisë, e cila shmang ndërhyrjet tradicionale. Që prej 1 viti po aplikohet me sukses edhe në vendin tonë. Tashmë pacientët nuk kanë më nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për realizimin e një metode më të shpejtë, më efikase e më pak të dhimbshme. Veçanërisht për gratë e moshave të reja, të cilat kanë probleme gjinekologjike si fibromiomat apo cistet në vezore të cilat duhet të hiqen me ndërhyrje kirurgjikale. Laparoskopia është ideale sepse në këtë mënyrë ruhen organet gjinekologjike dhe plaga është kaq e vogël, sa nuk lë pasoja. Ekipi mjekësor i kirurgut gjinekolog–onkolog, Vasil Angjeli ka realizuar 251 operacione gjinekologjike nga kërthiza, me një numër pacientësh nga të gjitha moshat dhe kombësitë.  Me këtë teknologji të re është e mundur të realizohen të gjitha operacionet standarde gjinek-ologjike, si heqja e cisteve ovariane, heqja e fibromiomave ose ndryshe, mish i huaj, tumor nga uterusi (mitra), gjithashtu dhe heqja e uterusit të gruas (histerektomia), që është dhe operacioni klasik gjin-ekologjik. Sipas kirurgut gjinekolog-onkolog Vasil Angjeli, avantazhi i operacioneve nga kërthiza ose ndryshe, laparoskopisë, është se komoditeti i pacientes është i jashtëzakonshëm në krahasim me operacionet klasike. “Kohëzgjatja e qëndrimit në spital është disa orë më pak sesa në operacionet si histerektomia, për arsye se pacientja nuk ka prerje ne bark, por vetëm një ose dy vrima shumë të vogla që mbyllen shumë shpejt”, thotë Angjeli. Ai shtoi se dhimbjet janë minimale ose të papërfillshme. Po kështu rreziku i infeksionit nuk ekziston. “Rikthimi i pacientes në jetën e saj normale është jashtëzakonisht i shpejtë, brenda 24 orëve, fertilitetin e tyre dhe dëshirën për të pasur një femijë”, shprehet mjeku kirurg.

Operacionet
Në total 251 operacione:

• 54 laparoskopi për heqje uterusi (histerektomi) ose të mitrës në gjuhën popullore.

• 102 laparoskopi për heqjen e fibromiomave ose, siç njihen ndryshe, të tumoreve me përmasa të ndryshme dhe nga pozicionet më delikate të uterusit, 95 laparoskopi për heqjen e cisteve patologjike nga vezoret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura