Olldashi inspekton aksin Roskovec- Strumë

Oct 31, 2012 | 13:02
SHPËRNDAJE

FIER – Një fond prej 86 milionë lekësh është vënë në dispozicion për rikonstruksionin e 5.5 kilometrave që lidhin Roskovecin me komunën Strumë, rrugë kjo që Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi e inspektoi ditën e djeshme. Duke u ndalur në qytetin e Roskovecit, kreu i Transporteve njëkohësisht edhe deputet i qarkut të Fierit, tha se rikonstruksioni ka në fokus një nga rrugët më të amortizuara në vend. Punimet tashmë të filluara do të përfshijnë edhe një kilometër përgjatë komunës së Zharrëzës. Ministri shtoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë rikonstruksioni i një pjese të rëndësishme të të njëjtit aks, nga kthesa e Patosit deri në hyrje të Roskovecit. Më në detaje Olldashi tha se rruga ku po punohet aktualisht nuk është investimi i vetëm që do të kryhet. Sipas tij tashmë ka nisur rruga për unazën e Roskovecit, ndërkohë që pritet brenda pak javësh të nisë punë për rrugën e Luarit në komunën Kuman dhe për rrugën e qendrës së Komunës Kurjan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura