OBSH alarm për qeveritë: Mos kufizoni testimet! Nuk mund të luftojmë me sy mbyllur

Mar 16, 2020 | 17:43
SHPËRNDAJE

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka nxitur qeveritë të testojnë më shumë raste të dyshuara, duke paralajmëruar se ata nuk mund të luftojnë kundër pandemisë me sy mbyllur.

epa06747281 Tedros Adhanom Ghebreyesus, director general of the World Health Organization (WHO), attends a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 May 2018. The WHO Director-General answered questions ahead of the World Health Assembly and following the meeting of an International Health Regulations Emergency Committee on Ebola in the Democratic Republic of the Congo. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD
epa06747281 Tedros Adhanom Ghebreyesus, director general of the World Health Organization (WHO), attends a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 May 2018. The WHO Director-General answered questions ahead of the World Health Assembly and following the meeting of an International Health Regulations Emergency Committee on Ebola in the Democratic Republic of the Congo. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD

Në një deklaratë me fjalë të forta ndaj qeverive të cilat kanë lënë pas dore ose kanë kufizuar testet, ai tha: “Ne nuk kemi parë mjaftueshëm një përshkallëzim të shpejtë urgjent në testimin, izolimin dhe gjurmimin e kontaktit, që është shtylla kurrizore e përgjigjes”.

Ai shtoi se “Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Dhe për ta bërë atë, ju duhet të testoni dhe izoloni. Nuk mund ta luftoni zjarrin me sy. Dhe ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar. Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: Testoni, testoni, testoni. Testoni çdo rast të dyshuar”. T

edros shprehu gjithashtu alarmin për përhapjen e sëmundjes në vendet në zhvillim.

Deri më tani, kemi parë epidemi në vendet me sisteme të përparuara shëndetësore, edhe ata kanë luftuar për ta përballuar. Ndërsa virusi lëviz në vendet me të ardhura të ulëta, ne jemi thellësisht të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë në mesin e popullatave me prevalencë të lartë të HIV-it, ose midis fëmijëve të kequshqyer.

Kjo është arsyeja pse ne po i bëjmë thirrje çdo vendi dhe çdo individi të bëjë gjithçka që mundet për të ndaluar transmetimin. Larja e duarve do t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut tuaj nga infeksioni. Por është gjithashtu një veprim solidariteti sepse zvogëlon rrezikun që ju të infektoni të tjerët në komunitetin tuaj dhe në mbarë botën. Bëni atë vetë, bëjeni për të tjerët”.

Ai u bëri thirrje njerëzve në të gjithë botën që të ndalen grumbulimin e ilaçeve dhe ushqimeve. Tedros tha:

“Ne kemi kërkuar që njerëzit të shprehin solidaritetin e tyre duke u përmbajtur nga grumbullimi i sendeve thelbësore, përfshirë ilaçet. Kjo mund të krijojë mungesë të ilaçeve dhe produkteve të tjera thelbësore që mund të përkeqësojnë vuajtjet”. Tedros paralajmëroi gjithashtu kundër trajtimit të pacientëve Covid-19 në shtëpi.

Ne e pranojmë që shumë vende tashmë kanë tejkaluar aftësinë e tyre për t’u kujdesur për raste të buta në objektet e dedikuara shëndetësore. Në atë situatë, vendet duhet të japin përparësi për të gjithë pacientët e tyre dhe ata me kushte themelore. Disa vende kanë zgjeruar kapacitetin e tyre duke përdorur stadiume dhe palestra për t’u kujdesur për rastet e buta, me raste të rënda dhe kritike të kujdesura në spitale. Një tjetër mundësi është që pacientët me sëmundje të butë të izolohen dhe të kujdesen në shtëpi. Kujdesi për personat e infektuar në shtëpi mund të rrezikojë të tjerët në të njëjtën familje. Pra, është kritike që kujdestarët të ndjekin udhëzimet e OBSH-së se si të sigurojnë kujdes sa më të sigurt të jetë e mundur”, theksoi krei i OBSH.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura