Nxirren në ankand 21 pasuri me vlerë 577 mijë dollarë

May 30, 2016 | 15:21
SHPËRNDAJE

Agjencia e Trajtimit te kredive ka nxjerrë në ankand  për herë të dytë me 15 për qind ulje rreth 21 pasuri toka dhe objekte në të gjithë vendin më vlerë 577 mijë euro. Ankandi për shitjen e këtyre pasurive do te zhvillohet me 8 qershor.

131-905x395

Shumica e pronave në shitje janë në zonën e Kavajes dhe Durrësit, Beratit dhe Lushnjës.

Agjencia e Trajtimit të Kredive mbledh kreditë e këqija të ish bankave të nivelit të dytë me kapital shtetëror në favor të buxhetit të shtetit.

Këto kredi janë të dhëna kryesisht nga Banka Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Agrare pasa se këto të falimentonin dhe të privatizoheshin.

ATK njofton se, ankandet për shitjen e objekteve të mëposhtme zhvillohen në Agjencinë e Trajtimit të Kredive Tirane.

Në ankand mund të marrin pjesë personat e interesuar për blerjen e këtyre objekteve, duke paraqitur kërkesë për blerjen e objektit që është shpallur në këtë listë.

Kërkesa paraqitet në Agjencinë e Trajtimit të Kredive në Tiranë përpara se të hapet ankandi në orën e caktuar.

Bashkë me kërkesën, personat e interesuar do të kenë me vete dokumentin e identifikimit, mandat pagesën në vlerën 20% të vlerës fillestare të objektit që është shpallur për shitje me ankand.

Ankandi fillon me çmimin fillestare që është shpallur për objektin dhe fituesi shpallet ai që ofron çmimin më të lartë. Në rast se personi që ka marrë pjesë në ankand shpallet fitues dhe ai nuk pranon të blejë objektin për të cilin është shpallur fitues atij nuk i kthehet shuma e derdhur prej 20 % të vlerës së objektit dhe fitues shpallet personi që vjen pas këtij në radhë për çmimin më të lartë të ofruar.

Personave të tjerë që kanë marrë pjesë në ankand dhe nuk janë shpallur fitues, i kthehet vlera prej 20 % të objektit që ato kanë paguar. Personi që ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në ankand dhe nuk merr pjesë në ankand ose tërhiqet nga ankandi pa dhënë ofertë mbi vlerën e objektit të shpallur për shitje, i mbahet 100% e vlerës se 20% të arkëtuar për pjesëmarrje në ankand. Ja lista dhe vlerat ne leke:

tabela pronat

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura