Nxehet atmosfera, Alba dhe Jonida histori poshtë jorganit me Diedonin dhe Fationin

Mar 24, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Në foto: Alba dhe Diedoni
Në javën e tretë të  bashkëjetesës së banorëve të “Big Brother 8”, duket se ka nisur të nxehet atmosfera brenda shtëpisë, në sajë të dy çifteve të krijuara, Jonidës me Fationin dhe Albës me Diedonin. Dy çiftet kanë ndarë krevatet me njëri-tjetrin, duke ofruar skenat e para erotike në orët e vona në shtëpinë e vëzhguar. Jonida, 20-vjeçarja nga Kruja por me një eksperiencë jete prej gjashtë vitesh në Angli, shprehu hapur dëshirën e saj duke thënë e para: “Dua të fle me Fationin”. Në një bisedë me Kikën dhe Marian, Jonida u hapi zemrën atyre duke u treguar se e pëlqen shumë Fationin. Por Kika e këshilloi që të shkojë e t’i futet në shtrat dhe të flejë me të se kështu do të ndihej më mirë. Nga ana tjetër, 24-vjeçarja me tatuazh në krah, Alba, po kalon net pa gjumë për Diedonin. Aq seriozisht dhe thellë i ka hyrë lidhjes me të, sa dhe ajo këto ditë i kërkoi Kikës të dijë më shumë rreth zakoneve të dasmave në Kosovë, duke lënë të kuptohet se dashurinë me Diedonin e mendon shumë seriozisht. Kështu, Alba dhe Jonida janë dy banoret që me sa duket pjesëmarrja në këtë “reality show” nuk u ka sjellë vetëm emocione loje, por edhe ndjenja të forta. Alba tashmë ka pranuar që ndien për Diedonin, si dhe Jonida për Fationin. Por ndryshimi mes dy vajzave është shumë i madh, pasi ndërsa Alba ka një dashuri që i është kthyer nga Diedoni, ndryshe po ndodh me Jonidën. Ajo nuk është ndier mirë, aq sa ka shpërthyer në lot edhe për faktin se ka shumë ndjenja pa përgjigje, që ajo ushqen për Fationin. Ai nga ana e tij është sjellë indiferent dhe dyshimi i Jonidës deri tani është Tea, e cila mund ta tundojë Fationin me fizikun e saj. Ndërsa Alba nuk e ka problemin me Diedonin, por me zhgënjimin që mund t’u ketë shkaktuar mikeshave, pasi e kishte lënë me to që s’do krijonte asnjë lidhje brenda shtëpisë. Le të shohim se si do të ecin marrëdhëniet e vajzave me dy 26-vjeçarët, njëri nga Mitrovica dhe tjetri nga Skrapari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura