Nuk zbatuan urdhrin për ndalim, policia u vihet në ndjekje dy mjeteve që po transportonin emigrantë. Arrestohet një nga drejtuesit, tjetri në kërkim

Apr 18, 2024 | 13:00
SHPËRNDAJE

Policia ka goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt fitimit, në Gjirokastër.

arresim gjirokaster

Gjatë këtij operacioni, policia ka parë dy mjete të dyshimta dhe u ka bërë me shenjë që të ndalonin. Drejtuesit, të cilët në një nga mjetet kishin emigrantë, nuk i janë bindur urdhrit, kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetet në fshatin Mezhgoran.

Menjëherë, shërbimet e Policisë u janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, është mundësuar kapja e njërit prej tyre.

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të të arrestuarit, i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte automjeti, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Drejtoria Vendore e Policisë, Gjirokastër, si rezultat i ndjekjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për transportimin e disa shtetasve, me synim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, finalizoi operacionin e koduar “Delta 1”.

Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Xh. C., 37 vjeç, banues në Fier.

Drejtuesve të dy automjeteve, që po përdoreshin për këtë veprimtari kriminale, iu është bërë shenjë për të ndaluar në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”. Ata nuk i janë bindur urdhrit, kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetet në fshatin Mezhgoran. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, është mundësuar kapja e njërit prej tyre, shtetasit Xh. C..

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit Xh. C., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte automjeti, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura