“Nuk po shohim fundin e vuajtjeve tona”/ Zonja e parë e Ukrainës: Ka qenë shumë e vështirë që të…

Jun 28, 2022 | 20:45
SHPËRNDAJE

Pesë muaj nga nisja luftës, duket se i ka bërë ukrainasit më realist. Pas humbjesh të njëpasnjëshme, zonja e parë e vendit, Olena Zelenska, shprehet se Ukraina duhet të ruajë forcat dhe energjitë e saj.

olenazelenska

Në një intervistë për CNN, bashkëshortja e Presidentit Zelensky tha se populli i Ukrainës nuk po i sheh fundin vuajtjeve.

“Është shumë e vështirë që të bësh rezistencë për 5 muaj. Ne duhet të riakumulojmë fuqinë dhe energjitë tona. Nuk po i shohim fundin vuajtjeve tona” – u shpreh Olena Zelenska.

Sipas CNN, lufta ka ardhur në një pikë kyçe. Fillimisht është raportuar se Kievi po i bën ballë mirë agresionit rus, por duket se situata ka ndryshuar në favor të Kremlinit.

Zelenska gjithashtu ka folur edhe për situatën në familjen e saj. Ajo u shpreh se prej dy muajsh nuk e takojnë Presidentin Zelensky.

“Ne jemi të ndarë si shumica e familjeve ukrainase. Ne shpresojmë që të ribashkohemi sa më parë” – thotë ndër të tjera Olena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura