“Nuk po kryenin marrëdhënie, por…”/ Zogu i Tiranës mbetet në “kafaz”, ja çfarë vendosi Gjykata

Dec 16, 2019 | 16:08
SHPËRNDAJE

pjimage-85Prezantuesi i emisioneve televizive, Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” do vazhdojë të mbetet në qeli në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Zogu i Tiranës është ndaluar më datë 24 nëntor të 2019 për akuzën e ushtrimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Në datën 12 dhjetor mësohet se gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë arrest në burg me afat 15 ditor për Hermes Nikaj dhe të urdhërojë qëndrimin e tij në qeli.

Vendimi i gjykatës ka ardhur pasi janë administruar disa përgjime të reja nga ana e prokurorisë, por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikaj në një dhomë të hotelit.

Zogu i Tiranës është mbrojtur në sallën e gjyqit se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje ka shtuar se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në dhomë, ishin të veshur me mbathje.

Hermes Nikaj u mbrojt përpara gjyqtares Demiraj, se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujdo.

Mbrojtja

Më herët në seancat e shkuara, avokati Bardhi Koçi, para trupës gjykuese ka pretenduar se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale kryeshin me dëshirë. “Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Hermes Nikaj u arrestua në 24 nëntor pas hetimeve 1-vjeçare të prokurorisë dhe akuzohet për “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

4379015c-bdd4-40d3-ad56-6281f5d5e3e0 7f680c0e-59f1-46e6-9004-9779d7210d47 hermes

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura