“Nuk ndihem komod me këtë opozitë”/ Rama flet për debatin brenda PD: Fatkeqësi në zhvillim e sipër! Bashkëpunimi nuk është çështje personash

Nov 6, 2021 | 18:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama teksa flet për situatën brenda Partisë Demokratike, thotë se bashkëpunimi me të nuk është çështje personash, por lidhet me kulturën politike.

edirama

Ai u shpreh se ajo qe po ndodh ne PD eshte një fatkeqësi në zhvillim e sipër që vërtetë të lë një shije të hidhur.

Po ashtu tha se nuk ndihet komod me këtë opozitë, që sipas tij nuk i sfidon intelektualisht, por edhe për çështje qe duhet adresuar.

“Lidershipin e PD e zgjedhin anëtarët e PD nuk e zgjedh unë dhe PS, sepse po të ishim ne nuk do ishin këta që janë, sepse nuk janë të denjë për historinë dhe anëtarësinë e shëndetshme të PD

Qasja ime e re me PD nuk lidhet me një person, apo grup personash, por lidhet me atë që kultura politike të lartësohet nga barra e rëndë e së shkuarës dhe nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politike. Është çështja e tyre kush zgjidhet dhe kush nuk zgjidhet.

Nuk është çështje personash dhe unë nuk dua të komentoj për këtë. Për mua është një fatkeqësi në zhvillim e sipër në PD që të lë shije të hidhur sepse katandisja e një partie që lindi si forca e shpresës dhe të ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara është vërtetë për të ardhur keq dhe ka në vetvete një shëmti të madhe. Por janë gjëra që edhe ndodhin fatkeqësisht.

Jo unë nuk ndihem komod që kemi një opozitë që nuk na sfidon intelektualisht dhe për të zgjidhur dhe adresuar problemet. Por na sfidon duke sfiduar themelet e institucioneve deri në pikën që të verë në diskutim kush janë SHBA. Deri në pikën që të krijojë një frymë të një sovranizmi fshatares në kuptimin më të keq të fjalës”, tha Rama për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura