Nuk ndalet se shënuari, Broja pas golit të radhës: Mëkat, ishte si grusht në stomak. Në një ditë tjetër do di çfarë të bëj

Dec 4, 2021 | 20:34
SHPËRNDAJE

Armando Broja sot ka shënuar golin e tij të tretë në kampionatin anglez. Por për fatin e keq të sulmuesit, nuk mjaftoi më shumë se për një pikë të skuadrës së Sauthempton pasi ajo u arrit nga Brajton në barazimin 1-1 minutën e fundit të takimit.

broja

Vetë lojtari i shpreh i zhgënjyer pas sfidës që ekipi kishte humbur dy pikët, ndërsa bëri edhe autokritikë për rastet e tjera që kishte shpërdoruar.

“Është një mëkat. Ndjej se e meritonim të merrnim tre pikët, mendoj se dominuam ndeshjen por është një grusht në stomak të pësosh ashtu në minutën e fundit.

Ne luajtëm shumë mirë sot, mund të shënonim edhe gola të tjerë, Unë mund të kisha shënuar në dy raste që kisha, por në një ndeshje tjetër e di që mund të bëj më mirë në situata të tilla.

Do të vazhdojmë të punojmë si skuadër dhe të vazhdojmë të zhvillohemi. Kemi një grup të mirë djemsh të cilët po punojnë bashkë dhe shpresojmë të sigurojmë pikë të tjera. Na pëlqen që të nisim ndeshjet si skuadër, të bëjmë presing e të jemi agresivë, gjë që e treguam që në minutën e parë.

Ne ishim përpara dhe ata nuk mund të luanin futboll, ndaj ishte gjë e mirë që shënuam shpejt. Por është një zhgënjim i madh për mënyrën se si përfundoi ndeshja. Mund të marrim gjëra pozitive nga kjo ndeshje, por duhej të kishim tre pikë. Megjithatë, do të marrim këtë pikë dhe vazhdojmë përpara”, tha Broja pas përfundimit të duelit.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura