“Nuk mund të përdorë njerëz të dobët në PL kundër meje”- Ilir Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila, unë do vendos një krevat në…

Apr 19, 2024 | 23:07
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte një mesazh për SPAK-un, duke thënë që të mos përdorë njerëz të dobët në PL kundër tij.

ilir meta 1

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kreu i PL-së u shpreh se “le të hetojë kë të dojë”, madje the që le të “sekuestrojë edhe shtëpi e vila”.

“Për SPAK kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu dhe do jetë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon.

SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë ti sekuestrojnë. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë.

Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?

Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër.

Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën, sepse Ramën e ka paralajmëruar drejtori 9 prokurimeve me firmë dhe vulë”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura