“Nuk më lidhën, as kapuç në kokë, tek dhoma ku më futën…”/ Rrëmbeu bashkëshorten e biznesmenit grek, si u zbulua rastësisht 40-vjeçari

Nov 14, 2020 | 8:35
SHPËRNDAJE

GREQI: Policia greke ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar, të konsideruar si “truri” i rrëmbimit në vitin 2009 të Evanthia Frangogiorgi, të bashkëshortes së pronarit të anijeve, Aris Theodhoris.

grabitje peng

Sipas mediave greke, shtetasi shqiptar i dyshuar si organizatori i rrëmbimit në verën e vitit 2009 në Palio Faliro, i kishte shpëtuar arrestimit duke u larguar, sipas dyshimeve, në Shqipëri e më pas në Europë. 40-vjecari shqiptar u kap në zonën e Alimos. Ai u ndalua nga skuadra DIAS në një kontroll të rastësishëm.

Mëngjesin e 19 qershorit 2009, shoferi egjiptian i familjes mori 73- vjeçaren nga shtëpia e saj në Palio Faliro për ta çuar të notojë në Vulagmeni.

Papritmas, dy persona hipën në makinë dhe nën kërcënimin e armëve, nga telefoni i Frangogiorgit, i kërkuan pronarit të anijeve 5 milionë euro për ta lënë atë të lirë. Pas disa ditësh, ata i dërguan një mesazh zanor bashkëshortit të saj, ku Frangogiorgi shprehej se ishte mirë.

Më në fund, pas gjashtë ditësh, pronari i anijeve dhe avokati i tij lanë 1.8 milionë euro në një vendgrumbullim plehrash dhe atë natë rrëmbyesit lëshuan 73-vjeçaren në një zonë në qendër të Athinës.

“Nuk bëra një udhëtim të gjatë, nuk më lidhën, nuk më vunë kapuç. Nuk kishte ashensor, unë u ngjita disa shkallë dhe dhoma kishte një shtrat dhe një TV. Dritaret ishin të mbuluara, nuk mund të dëgjoja zhurma dhe 2-3 persona me fytyra të mbuluara po më shikonin”, është shprehur atë kohë 73-vjeçarja.

Në shkurt të vitit 2010, dy egjiptianë, punonjës të ndërmarrjes së Aris Theodoridis dhe tre shqiptarë u arrestuan.

Policia u vu në kërkim të tre personave të tjerë me origjinë shqiptare, të cilët u larguan nga Greqia menjëherë pasi morën shpërblimin dhe liruan viktimën. Siç doli, rrëmbimi ishte organizuar nga “brenda”.

Shoferi egjiptian i makinës ishte edhe anëtar i familjes, pasi pronari i anijes e kishte sjellë në Greqi kur ishte vetëm 17 vjeç.

“Ai kishte studiuar në Shkollën e Tregtarëve, ata e kishin atë si fëmijë dhe ai i dha informacionin shqiptarit”, u shpreh atëherë një oficer Policie që ishte marrë me këtë çështje.

Disa prej kartëmonedhave të shpërblimit u gjetën në transaksione, ndërsa informacioni në atë kohë thoshte se “njëri nga shqiptarët dha 155,000 euro të pjesës se tij dhe gruaja e tij bleu një shtëpi në Shqipëri”. Sh.D.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura