“Nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë”- Bebe Rexha flet për orientimin e saj seksual: Kam dal me…

May 7, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha më parë e ka konsideruar orientimin e saj seksual si “të rrjedhshëm” dhe në një intervistë me “Gay Times”, këngëtarja zbuloi se ka dalë me vajza.

bebe rexha (2)

Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë“,- tha Rexha. “A kam dalë më parë me vajza? Po. Dhe me të famshme, por nuk po i përmend.

bebe rexha (4)

Vitin e kaluar, kur u pyet pse nuk e kishte “përcaktuar” seksualitetin e saj, Rexha zbuloi se e konsideron veten fluide.

bebe rexha (3)

Derisa të gjej ‘të duhurin’, nuk mund të them thjesht se çfarë jam,“- tha Rexha. “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do, dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

bebe rexha (5)

Rexha tani thotë se tërheqja e saj bazohet në atë që e “frymëzon” gjatë një periudhe kohore të caktuar.

bebe rexha (1)

E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht shumë emocionuese,“- tha ajo.

Rexha, albumi i ri i së cilës “Better Mistakes” ka dalë sot, më 7 maj, ka përqafuar prej kohësh adhuruesit e saj nga LGBTQ+.

bebe rexha (8)

Bebe prej muajsh është në një lidhje me producentin Keyan Safyari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura