Nuk luajti asnjë minutë në Superkupë, sulmuesi i Real-it i ka ditët e numëruara

Jan 17, 2022 | 12:05
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, është akoma dhe më pranë largimit nga Real Madrid. Sipas mediave belge, 30-vjeçari i ka ditët e numëruara në kryeqytetin spanjoll.

hazard

Pas fitimit të Superkupës ndaj Atletik Bilbaos, Hazard nuk u pa shumë i lumtur gjatë festimeve të skuadrës së tij. Ançeloti nuk i dha asnjë minutë lojë belgut gjatë sfidave me Barcelonën në gjysmë-finale dhe Bilbaon në finale.

Situata po bëhet shumë serioze për sulmuesin, i cili rrezikon pjesëmarrjen në botërorin “Katar 2022”. Gjatë periudhës së tij në Madrid, Hazard nuk ka shkëlqyer ashtu siç pritej pas largimit të tij nga Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura