“Nuk kemi folur për 11 vite”/ Stresi kujton sherrin e bujshëm me Noizyn dhe flet për pajtimin e tyre: Shumë njerëz u gëzuan!

Dec 9, 2022 | 19:45
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Stresi po merr dita- ditës vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi reperi ka folur për sherrin e tij të bujshëm me Noizyn disa vite më parë. Arkimedi i zbuloi banorëve se nuk ka folur me reperin për 11 vite.

Sipas Stresit ata janë zënë për dikë tjetër dhe degradoi kur nisën të bënin ‘disse’ për njëri-tjetrin. Më tej ai theksoi se pajtimi i tyre gëzoi shumë njerëz.

 “Me e taku afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të. Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”– u shpreh reperi.

Kujtojmë se  Noizy dhe Stresi i befasuan të gjithë pasi më 14 gusht u shfaqën bashkë në “Alpha Show”,  duket se i dhanë fund armiqësisë të krijuar ndër vite dhe vendosën të bëjnë paqe. Gjatë një interviste për ‘Prive’ Stresi u shpreh se çdo gjë ecën me moshë, duke shtuar se kur ka ndodhur sherri i tyre kanë qenë shumë të rinj. Në “Alpha Shoë”, ku dy reperët  i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.

“Në radhë të parë e falënderoj shumë ZinZinin. Ka qenë një përkrahje shumë e madhe, mendoj që është pritur prej 13 vitesh. Ne jemi rritur jemi 35 vjeç, nuk jemi më 22 vjeç, sepse kemi reaguar ndryshe. Kur vjen një moshë tjetër robi ndërgjegjësohet. Alpha Shoë ka qenë një emocion shumë i madh.  Kemi shumë për të dhënë, kemi shumë koncerte bashkë, do të kemi edhe shumë në vazhdim bashkë. Takohemi shumë shpesh pa praninë e askujt”, u shpreh ai asokohe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura