“Nuk kemi emra konkret, duhet një President normal”/ Balla komenton zgjedhjen e kreut të shtetit dhe rikthimin e Berishës: E pafalshme që PD të drejtohet nga një non-grata

Apr 2, 2022 | 18:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se nuk ka ende emra konkretë për t’u zgjedhjen e Presidentit.

taulantballapresidenti

Në një intervistë në News24, Balla thotë se mazhoranca është e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas Ballës, Presidenti i ri duhet të jetë i kundërt me atë aktual, Ilir Metën. I pyetur nëse do të pranojnë propozimin e një emri nga opozita, Balla thotë se është i mirëpritur nëse ai do të respektojë Kushtetutën, dhe të jetë për bashkimin, dhe jo përçarjen.

“Në këtë fazë, të hënën e kësaj jave, ne kemi bërë një diskutim. Kryeministri Rama e ka iniciuar këtë diskutim. Partia Socialiste duhet të jetë e qartë, grupi parlamentar ka lidershipin e këtij procesi. Kështu e ka bërë Kushtetuta. Ne do të iniciojmë në ditët pasardhëse duke iu referuar parashikimeve Kushtetuese. Jo më vonë se 24 do të ketë filluar procesi. Jo këtë javë që vjen, do të kemi mundësinë që në komunikim me kryetaren e Kuvendit, të kemi një mbledhje Kryetaresh ku të hartojmë një kalendar afatesh. Afatet janë të përcaktuara çdo ditë. Janë 5 raunde. Në 3 raundet e para do kërkojmë konsensus.

Lidershipin e këtij procesi e ka mazhoranca socialiste. Gatishmëria e kësaj mazhorance, për të dialoguar me këdo, brenda Kuvendit të Shqipërisë jemi gatshëm të diskutojmë me të gjitha grupet parlamentar me qëllim që t’i japim Shqipërisë një President në një aspekt diametralisht të kundërt si ai që kemi pasur deri më tani. Merrni Ilir Metën si është sjellë në marrëdhënie me Kushtetutën, institucionet, me Kuvendin me ndërkombëtarët, dhe në këtë aspekt shkoni tek ai i duhuri. Shqipëria ka nevojë për një president ose presidente normale. Unë do e mbështesja një presidente zonjë” – tha Balla.

A keni emra konkretë për Presidentin e ri?

Nuk ka emra konkretë në tavolinë. Jemi serioz për procesin. Pas 30 vitesh të shënojë procesin më transparent të përzgjedhjes së Presidentit. Që nga Kushtetuta e parë, është hera e parë që PS ka të drejtën e udhëheqësisë së këtij procesi. Nuk e kemi pasur as në 2012 dhe as në 2017. Këtu do jetë një proces, Kushtetuta thotë që kandidati duhet të mbështetet nga 20 firma deputetësh. Ka peshën e madhe. Dëshira jonë është brenda Kuvendit për të negociuar me këdo” – tha Balla.

Propozime nga rradhët e opozitës?

“Unë do të thoja që ne kemi të paktën në 3 mandatet e fundit, Presidenti ka ardhur nga PD. Edhe Metën e quaj nga ty. Tregoi se ishte pjesë e kësaj opozite. Nuk dua të hyjë në këtë diskutim. Një President normal nuk mund të jetë një si Ilir Meta që ishte palë e opozitës. Duam një President që të mos përçajë” – tha Balla.

Gjithashtu gjatë intervistës, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, komentoi dhe rikthimin e Komisionit të Rithemelimit dhe Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, ku theksoi se është e papranueshme dhe e pafalshme që në vitin 2022 kjo forcë politike të udhëhiqet nga një person “non-grata”.

Ajo që dua të them është e pafalshme, e papranueshme që në vitin 2022 një parti politike si Partia Demokratike të drejtohet nga një person që është shpallur nga SHBA-të, aleati ynë strategjike non grata për korrupsion të nivelit të lartë.

Unë nuk e di se deri ku do të shkojë goditja e SHBA-ve deri ku do të shkojë goditja e SHBA-ve që janë të përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë në këtë vend. I sigurt jam që nuk do mbaroj me Sali Berishën.

Ai duhet të ishte i pari dhe duhet të jenë disa shkallë bosh dhe të vijë tjetri. Kjo kryengritje në krahun e kundërt brenda Partisë Demokratike, për çfarë? Për një person i cili duhet të mbyllë hesapet me Shqipërinë. Me drejtësinë nuk mund t’i mbyllë pasi hesapet me drejtësinë duhet të shkojnë deri në fund, deri ditën e fundit të jetës së gjithsecilit. Drejtësia vonon por nuk harron.  Por në aspektin e gjuhës që vazhdon e përdoret. Është e paturpshme që të përgojohet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së sekretari amerikan, presidenti amerikan, kjo është fundi i botës për ta”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura