“Nuk kanë lënë fjalë të ndyrë pa thënë për mua”, reagon Muç Nano: Më quajnë serbofil, por kanë dëmtuar shqipen me shprehi serbe

SHPËRNDAJE

Reagime të çuditshme i ka konsideruar Mustafa Nano reagimet mbi monologun e tij të mëparshëm mbi tekstet e hip-hopit.

Sipas tij këta që e akuzojnë si serbofil për shkak të termin Provokacija të emisionit, janë ata që e kanë dëmtuar më shumë në strukturë shqipen me forma e shprehi serbe.

muci

Monologu i plotë

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!” Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhëtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija. Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre. Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe. Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë. Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë. Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre. Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës. Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa. Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë. Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku. Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale. Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike. /abcnews.al

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.