Nuk kanë fund problemet te Kombëtarja shqiptare, Hysaj humbet 2 ndeshjet e qershorit. Ja arsyeja…

May 29, 2021 | 19:43
SHPËRNDAJE

Nuk kanë fund problemet e dëmtimeve në Kombëtaren shqiptare. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje, për shkak të një problemi në gju.

hysaj222

Kuqezinjtë zhvilluan ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.

Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Xhanluka Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin. Skuadra vazhdon të stërvitet intensivisht për këto dy sfida mjaft të vlefshme për kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura