“Nuk kam pasur bisedë me vëllaun Vuçiç”/ Rama ironizon nga Prishtina: S’ka asgjë për të ndërmjetësuar. I takon Albin Kurtit që…

Sep 27, 2021 | 11:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar për zgjedhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi është e qartë e drejta e shtetit të Kosovës.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë bisedim me Presidentin Aleksandër Vuçiç, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të Kosovës që të çojë përpara dialogun.

Shqipëria u shpreh Rama, mbështet 100% dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vucicin, apo sic thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin” Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. Ne jemi në krah të Kosovës, sic është i gjithë komunitetit ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive special për të bërë teatër me helikopter është lexim i gabuar

I takon kryeministrit këtu që të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për të çuar përpara dialogun që të mos ngrijë konfliktin. Këtu nuk ka çfarë të ndërmjetësohet. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë të Kosovës.

Ne e mbështesim dialogun 100%. Mund të ma thoni çfarë do ambasadori rus?! Ky është një teatër, por një teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që ndez institucionet”, tha ndër të tjera Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura