Nuk ka qytetarë të infektuar nga koronavirus në Kosovë, pacientja e dyshuar rezultoi negative

Feb 24, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

coronavirus-what-we-know-ie_resize_mdInstituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se pacientja e dyshuar si e infektuar me koronavirus, ka rezultuar negative ndaj testeve të kryera.

Në një komunikatë për mediat, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë ka bërë të ditur se pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm, por ajo rezulton të mos jetë e infektuar nga koronavirus.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ,  domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH; Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve.

Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm. Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP ”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha institucionet shëndetësore janë të përgatitura për përballje me shfaqjen e sëmundjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura