Nuk ka më pica, ja çfarë kanë porositur Rama dhe Basha në takimin kokë më kokë

May 18, 2017 | 0:17
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Rama janë mbyllur tashmë prej orësh në një takim kokë më kokë në një zyrë të Kryesisë së Kuvendit.

Rama_Basha“Panorama” mëson se prej më shumë se dy orësh, Rama dhe Basha vazhdojnë negociatat, por ndryshe nga kriza e 2007, ata kanë porositur vetëm dy kafe.

Duket se dy liderët politikë nuk kanë oreks në këto orë të vështira. Kujtojmë se në krizën e vitit 2007, ku Rama ishte protagonist pasi garonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës, u porositën pica në tryezën e gjatë të thirrur nga Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura