“Nuk e ndalim dot vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë”, Rama me apel të fortë

Mar 23, 2020 | 14:12
SHPËRNDAJE

Pas shtimit të rasteve me koronavirus në vendin tonë, me katër viktima deri më tani, kryeministri Rama ka dalë me një apel të fortë.rama

Ai ka theksuar se nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, dhe ka përsëritur thirrjen për izolim, dhe respektim të rregullave të vendosura.

“Sic e patë, fatkeqësisht humbi jetën dhe një 42 vecar që nuk vuante nga sëmundje kronike, ngushëllime familjeve të të ndjerëve. E dimë se virusi synon më të moshuarit dhe më të dobëtit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Por ju lutem si të gjithë herët, të gjithëve, mos luani me zjarrin, nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, do të humbasim njerëz, askush nuk e di se sa, po jo të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, këtë e kemi ne në dorë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura