Nuk e kishte paralajmëruar më herët, Boris Johnson shfaqet papritur në Kiev. Zbulon ndihmën për Ukrainën që mund të ndryshojë fatin e luftës

Jun 17, 2022 | 17:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri britanik Boris Johnson ndodhet në Kiev, në një vizitë të dyë por të paparalajmëruar më herët.

boris johnson

Ai duhej të paraqitej në një konferencë të mbajtur nga një grup deputetësh konservatorë në Doncaster, por e anuloi vizitën për të udhëtuar drejt Kievit.

Sapo ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Johnson ka postuar një foto në krah të presidentit Zelensky, ku shkruan: “Zoti President, Volodymyr, është mirë të jesh përsëri në Kiev”.

BBC zbulon se të dy liderët diskutuan për furnizimet me armë të rënda, sistemet e mbrojtjes ajrore, mbështetjen ekonomike për Ukrainën si dhe sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë.

Kanali zyrtar Telegram i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pukblikuar një mesazh ku vlerëson mbështetjen e Britanisë së Madhe në luftën ndaj Rusisë.

“Shumë ditë të kësaj lufte kanë dëshmuar se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën është e vendosur dhe e vendosur. Gëzohem që shoh përsëri në Kiev mikun e madh të vendit tonë Boris Johnson”, shkroi Zelensky.

Boris Johnson nga ana tjetër ofroi fillimin e një operacioni të madh trajnimi për forcat ukrainase, thuhet në një deklaratë nga Dowing Street.

Ky projekt ka potencialin për të trajnuar deri në 10,000 ushtarë çdo katër muaj, gjë që mund të “ndryshojë rrënjësisht ekuacionin e luftës”.

Propozimi do t’i bënte që trupat ukrainase të trajnoheshin në vende të tjera për një periudhë prej tre javore, duke mësuar “aftësitë e fitimit të betejës”, trajnimin mjekësor, siguritë kibernetike dhe taktika kundër-shpërthyese.

Deklarata thotë se ambicia e ndihmës britanike është rindërtimi dhe rritja e rezistencës së Kievit kundër pushtimit rus.

Johnson citohet t’i jetë drejtuar popullit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar është me ta derisa ata “në fund të mbizotërojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura