“Nuk e kam qejf, tregoi mungesë burrërie!” Bëri deklarata të forta për Donaldin dikur, Arjan Konomi flet për ribashkimin e tij me Borën. A ishte me skenar?

Aug 4, 2022 | 21:04
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Lidhja që Donald Veshaj nisi me Beatrix Ramosajn brenda ‘Big Brother VIP’ mori vëmendje të madh dhe u komentua jo vetëm në mediat sociale nga përdoruesit e tyre, por edhe nga shumë personazhe publike.

bora

Mes tyre edhe Arjan Konomi, opinionisti i ‘Për’puthen’ për dy sezone. Ai shprehu hapur mospëlqimin ndaj Donaldit dhe nuk u kursye me deklaratat ndaj tij. Por, çfarë ka ai sot për të thënë kur Bora Zemani u ribashkua me aktorin?

Këtë pyetje ia ka bërë një personazh i njohur i mediave sociale siç është Kozak Braçi gjatë një video-live në TikTok. I vendosur në siklet Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke thënë: “Unë pata thënë se do bashkohen shumë shpejt.” Më pas Kozaku tha: “Po ka qenë me skenar e gjitha se nuk do e falte Bora. Top Channel, reklamat gjërat me plan e gjitha.” Ndërkohë, Arjani ia ktheu: “Jo, jo nuk e besoj”.

Çfarë deklaroi para disa muajsh Arjan Konomi për Donald Veshajn?

Opinionisti gjatë një video live në llogarinë e tij të “Instagram”, u shpreh se nuk e ka patur qejf Donaldin dhe theksoi se veprimi i tij kundrejt Borës ka treguar “mungesë burrërie dhe pjekurie”.

“Nuk jap dot ndonjë mendim të saktë për këtë gjë sepse nuk e kam njohur mirë marrëdhënien e tyre. Unë me Borën kemi miqësi shumë të mirë, shkojmë në mënyrë të shkëlqyer, merremi vesh shumë mirë. Unë jam me fat që e kam atë kolege dhe besoj se për sa kohë do të jemi bashkë do të shkojmë shumë mirë. Por nga ana personale nuk është se flasim shumë. Me thënë të drejtën nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin, edhe kur ishte me Borën dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam patur qejf atë. Jo se kam gjë për atë si djalë, është djal i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Nuk është se Bora në atë situatë humbi diçka, pavarësisht se ishte në mënyrë jo të bukur dhe aspak elegante dhe të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë luajmë me ‘Spiderman’”– është shprehur Arjani.

Po ashtu, ai pati reklaruar se ata kanë qenë ndarë disa herë gjatë lidhjes së tyre 3-vjeçare duke u shprehur: “E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Madje kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë. Kanë qenë më shumë të ndarë sesa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”

Në janar kur u pyet se çfarë urimi i ka bërë Borës për ditëlindje, Arjani tha: “I kam thënë, ndoshta ti se kupton por ke shpëtuar nga shumë gjëra duhet të ndjehesh me fat për këtë gjë, por edhe duhet ta kuptosh këtë gjë”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura