“Nuk e kam përjetuar mirë ndarjen”/ Ish-partnerja e Cozman tregon arsyen pse i dha fund lidhjes me këngëtarin: Ishte posesiv, ndihesha e cënuar…

Sep 17, 2021 | 11:27
SHPËRNDAJE

Para pak ditësh, ndjekësit në rrjete sociale vunë re se Cozman dhe Flloja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, duke ngritur dyshimet se dyshja i ka dhënë fund lidhjes.

cozman (4)

Grimierja ka konfirmuar ndarjen dhe ka zbuluar arsyen pse marrëdhënia e tyre nuk funksionoi. E ftuar në “Shqipëria Live”, Flloja tha:

Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave. Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet”.

cozman (3)

Flloja tha se mes tyre ka pasur shumë dashuri, por ndjenjat shumë shpejt u kthyen në problematike. Më tej ajo shtoi:

Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahëhapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im.

Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”.

cozman cozman (11) cozman (3)

cozman (9) cozman (6) cozman (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura