Duket se e ardhmja e portierit gjerman Loris Karius është gjithnjë e më shumë larg Liverpulit. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat angleze ka një marrëveshje midis lubit anglez dhe gjigandëve turk, Beshiktash për të transferuar lojtarin.
25- vjeçari ishte titullar duke e fituar vendin përballë Simon Minjolet por pas gabimeve të njëpasnjëshme të tij duket se te “The Reds” nuk kanë më besim. Këtë merkato në Anfilld zbriti dhe portieri brazilian Alison i cili do të jetë titullari i padiskutueshëm, duke mos lënë asnjë hapësirë për gjermanin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al