“S’e dija që arma ishte e mbushur!”- Qëlloi për vdekje shokun, Marjus Dema dhe miqtë e tij dalin kokëulur para gjykatës! Ja akuzat e Prokurorisë

May 15, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Personat e akuzuar për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen “5 Maji” në kryeqytet të shtunën kanë dalë para gjykates.

Ndaj Marjus Dema, i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit Qema, prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg”, ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti dhe Erlin Peka.

Ndaj Marjus Dema, i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit Qema, prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg”, ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti dhe Erlin Peka.

Mësohet se Marjus Dema ka shpërthyer në të qara në seancë, duke deklaruar se “ka vrarë vëllanë”.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Organi i akuzës ka kërkuar arrest shtëpie për katër persona të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura