“Nuk e di pse BE e mbështet”/ Pronari i klubit të Brojës sulmon Vuçiç: Po vepron si diktator

Jan 28, 2022 | 8:02
SHPËRNDAJE

vucic broja pronari i klubitDragan Solak është pronari i ri i Southamptonit të Armando Brojës, por ai nuk i ka aspak mirë punët me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, raporton Gazeta Express.

Pasuria e vlerësuar prej 1.4 miliardë funtesh e Solakut rrjedh kryesisht nga 33% e aksioneve që ai mban në United Group, një kompani me bazë në Holandë që ai e ndërtoi nga e para, e cila kontrollon asetet e medias në të gjithë Ballkanin.

Duke folur për klubin e ri që zotëron, ai me të vërtetë donte të fliste edhe për situatën politike në vendin e tij, ku Aleksandar Vuçiç, tani president, ka shtrënguar vazhdimisht kontrollin e tij në media që kur u bë kryeministër për herë të parë më 2014.

“Fokusi im është me të vërtetë të hedh dritë mbi situatën e lirisë së medias në Serbi ,” thotë Solak, “Mendoj se Vuçiç po vepron njësoj si një diktator, duke luajtur bukur dhe me edukatë, mund të shkojë shumë larg në Evropë”, shtoi ai.

Por, sipas tij kjo nuk është diçka e mirë dhe e ka kritikuar edhe BE-në që e mbështesin. “Nuk e di pse Bashkimi Evropian e mbështet Vucicin…”.

Kur Solak u bë pronar i klubit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, reagoi në tëitter duke thënë se ai është një oligark që ka fituar prej qeverive të kaluara në mënyrë të ndyrë.

Kjo nuk i ka pëlqyer atij dhe ka reaguar duke thënë se nuk merret me politik.

“Prioritetet e mia kryesore janë familja dhe golfi, dhe më pas do të thosha biznesi. Politika nuk është askund në top 100. Nuk më intereson politika”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura