“Nuk duam favore dhe as kritika”- Studentet Mjekësisë Dentare letër për dekanen e tyre

Jul 8, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

Fakulteti mjekesiseNjë grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë Dentare me anë të një letre publike kanë kërkuar nga kolegët e tyre që të mbështetesin në zgjedhjet e ardhshme, vijimin e detyrës për dekanen aktuale Edit Xhajanka.

Në mesazhin e tyre, studentët listojnë disa nga programet që kanë marrë pjesë në vitet e shkuara akademike, ndërkohë që theksojnë në letrën e tyre se nuk duan favore, por kërkojnë vazhdimin e projekteve.

“Jemi nje grup jo i vogel studentesh te Fakultetit te Mjekësisë Dentare, prane Universitetit te Mjekësisë, Tirane. Ndihemi shume mire pranë këtij Fakultetit; dhe per hir te se vërtetës, asnjerit nga ne nuk i ka shkuar ne mendje qe te vazhdoje karrierën jashte Shqipërisë, dhe madje prinderit tane ndihen shume te motivuar per kete dhe na mbështesin.

Tani, ne prag te zgjedhjeve pranë universiteteve, shpesh me bashkëmoshataret tane shkëmbejmë mendime e eksperienca dhe ka raste qe na paragjykojnë apo na shohin me dyshim per vendimet e mendimet tona, ndaj se bashku me shokët vendosem te shkruanim kete artikull, ne nje nga gazetat me dinjitoze shqiptare.

Kur filluam studimet e larta para 5 vitesh, menduam se ky Fakultet ishte gjithçka, pavarësisht se përbehej vetëm nga një dege (vetëm stomatologji), pavaresisht se ishte ende i pa akredituar, pavaresisht se ne disa raste mënyra e zhvillimit te mësimit nuk ishte siç ne e deshironim,  pavaresisht se infrastruktura linte shume per te deshiruar, materialet ishin ne sasi te paket dhe ishte shume e veshtire te punonim me pacientet.  Por gjate këtyre 5 viteve, qartësisht pame sesi ky fakultet u rrit se bashku me ne; u be me solid me ne; dhe ne e ndjemë vit pas viti formatimin e tij sipas fakulteteve simotra te Europes.

Dhe për ketë i drejtohemi Dekanësh se Fakultetit; Zj. Edit Xhajanka me një FALENDERIM te veçante ;

Se pari, FALEMINDERIT, per hapjen prane ketij Fakulteti te dy degeve te reja; Higjienë dentare dhe Teknik dentar; figura profesionale qe plotësojnë profesionin e stomatologut. Gjithashtu, ne qe ketu ne fakultet, na krijohet mundësia te identifikojmë partneret tanë profesionale; pa qene nevoja te kërkojmë ne treg te lire partnere kur te punojmë te pavarur neper bizneset tona.

Se dyti, FALEMINDERIT, pasi vetëm nen drejtimin tuaj, për here te pare Programi ynë i Studimit, “Master i Shkencave ne Stomatologji” u akreditua për 6 vjet, pra duke marre vlerësimin maksimal.

Se treti, FALEMINDERIT, pasi ne studentet e viteve te fundit, nepermjet pjesëmarrjeve neper konferenca kombetare, na eshte dhene mundesia qe te jemi edhe pjese e grupeve shkencore studimore se bashku me pedagoget tane.

Se katerti, FALEMINDERIT, pasi ndihemi te motivuar dhe te privilegjuar per partnershipin qe fakulteti yne ka bere me Qendren Universitare “Charite` Berlin”, me Universitetin “Aldo Moro” te Barit, me Universitetin “ Gabriele d`Annunzio” te Chietit, ku vete drejtuesit dhe Rektoret e ketyre universiteteve kane ardhur si lektore ne auditoret e Fakultetit tone, na kane bere leksione dhe kurse e ëorkshope.  Donacione te shumta jane bere te zakonshme tashme ne Fakultetin tone; pajisje bashkekohore te teknologjisë se avancuar te Mjekesise Rigjenerative u dhuruan se fundmi nga kolege te Universitetit te Barit, pajisje te higjenes orale te avancuar, Air Floë Piezo, jane ne perdorim nga ne per higjenen e thelle orale. Unite dentare e kompjutera u dhuruan per studentet dhe stafin. Nderkohe, mundesia e kurseve dhe trainimeve falas ne specialitete te caktuara e procedura te ndryshme klinike na kane aftesuar edhe klinikisht dhe praktikisht.

Se pesti, FALEMINDERIT, per mundësinë qe na keni dhëne per përfaqësim dinjitoz edhe me punimet tona ne Konferencën Mjekësore Vjetore, organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tirane. Kënaqësi e pamase pjesëmarrja ne Projektin e realizuar nga Fakulteti yne ne bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, per ekzaminimin dhe depistimin e 2700 fëmijëve te shkollave 9-vjecare te rrethit te Tiranës dhe organizimi i Dites Boterore te Shendetit Oral, çdo date 20 Mars me fëmijët e shkollave, te kopshteve, te Shtëpisë se Femijes, etj.

Këtyre falënderimeve i bashkohen edhe prindërit tane.

Ndaj te gjithë Ne, i drejtohemi , u drejtohemi bashkëmoshatareve tane, studente prane Fakultetit te Mjekesise Dentare, qe edhe kete kater vjeçar te mbeshtesin vazhdimësinë e këtyre reformave prane ketij fakulteti, duke perzgjedhur si kandidate per dekane, përsëri profesoreshën EDIT XHAJANKA,  e cila e tregoi veten me se miri gjate kësaj periudhe.

Suksese e nderuar Dekane!  Jemi krah teje per te vazhduar perpjekjet e tua per ngritjen akoma me shume te autoritetit te Fakultetit tone, per zgjerimin e nderlidhjeve me partneret nderkombetare, per fuqizimin dhe zgjerimin e Fakultetit tone.

Ne po permendim vetem disa nga emrat tane te ky artikull. Nuk duam favore, dhe as kritika per kete artikull. Shkruam thjesht dhe qarte ate qe ndjeme, madje edhe ju kerkojme ndjese nese nuk kemi shkruar bukur nga ana letrare, po kemi shprehur pastër mendimin tone.

Jona, Xhuli, Eri, Eda, Krist…, etj… etj”, thuhet në letrën publike të studentëve të Mjekësisë Dentare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura