Nuk do të të harroj Luan! Mesazhi i ndjerë i Kryemadhit: Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, sot që nuk je pranë nesh…

Jul 31, 2018 | 13:42
SHPËRNDAJE

“Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte”.

Me keto fjale te ndjera, mes te tjerave, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kushtuar nje dedikim prekes ne rrjetet sociale mikut tashme te ndjere, Luan Hajdaraga, ish themeluesit te PS qe u shua te henen e 30 korrikut.

POSTIMI I PLOTE:

36897c01-9efa-48a0-b164-825f1cd5120e

Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar. Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë.

Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil.

Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura