VIDEO/ “Nuk do të jetë një luftë e shkurtër”- Rama mesazh qytetarëve: I vetmi ilaç për të lehtësuar plagët e mëdha është…

Mar 16, 2020 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi është e vetmja mënyrë për të përballuar luftën me koronavirusin, fundin e të cilit siç tha ai, nuk e di askush.

rama

Rama tha se virusi ka kapur gafil edhe ekonomitë më të mëdha të globit.

Rama: Ju kërkoj vetëm të bëni durim si kurrë ndonjëherë më parë dhe të dëgjoni lutjen time. Të bombarduar nga gjithëfarë lajmesh e provokimesh, ju keni të drejtë të ankoheni. Keni të drejtë të acaroheni dhe të hamendësoni dhe të më shani, por askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë këtë ligj special, që më ka rënë mua barra t’ua komunikoj. Nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe nuk ka lidhje me një lojë kukafshehti. Askush nuk e di se sa mund të zgjasë kjo luftë, e cila po kap gafil fuqitë më të mëdha të globit. I vetmi ilaç për të lehtësuar plagët e mëdha dhe uljen e viktimave të pashmangshme është kufizimi drastik i lëvizjes dhe distancimi deri në absurd ndaj njëri-tjetrin.

Vendimi për mos mbylljen e aktivitetit prodhues nuk do të thotë rrezik të jetës së atyre që shkojnë në punë. As Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli dhe as Franca që nesër hyn në shtetrrethim total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura