“Nuk do të jem në Elbasan, por në…” Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, thumbon Dritan Lelin: Mbusha disa gropa, jo vetëm në rrugë

Sep 22, 2021 | 14:19
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka depozituar dorëheqjen e tij në institucionin lokal, ku ai u caktua pas mosmarrëveshjeve që lindën mes kryetarit Dritan Leli dhe Partisë Socialiste.

Mësohet se Qëndro ka thënë pas dorëheqjes se ai nuk do të jetë në Elbasan, por në Tiranë. Punën e tij si nënkryetar në Bashkinë Vlorë, Qëndro e ka cilësuar me nota ironike, si një punë për mbushjen e disa gropave, por jo vetëm në rrugë.

“Nuk do të jem në Elbasan por në Tiranë. Mbusha në Vlorë disa gropa, jo vetëm në rrugë”, ka thënë Qëndro.

Një deklaratë thumbuese që bie indirekt mbi  kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin ka pasur disa përplasje gjatë kohës që kanë punuar së bashku.

“Nuk do të jem në Elbasan por në Tiranë. Mbusha në Vlorë disa gropa, jo vetëm në rrugë”, ka thënë Qëndro.

Afrim Qendro i cili prej disa kohesh ka mbajtur  detyren si nenkrytera I bashkise se Vlores ka dhene sot dorehqejen e parevokushme nga ky post.

“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkrtyetar bashkie, kam ardhur poltikisht me vendim të Partisë Socialiste që në 2016-ën si kordinator elektoral i PS-së për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje.

Natyrisht në një moment kryeministri më ka kërkuar në korrikun e vitit të kaluar në Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës që të kryej dhe detyrën e nëkryetarit në sektorin e punëve publike.

Ka patur dy objektiva kryesore, ndjekjen dhe shtytjen e projekteve të qeverisë shqiptare, të cilat nuk janë të pakta ne Bashkinë e Vlorës.

Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira.

Unë jam një njeri që kam kryer fushata, në 2013-ën kam qenë kordinator dhe kandidat për deputet në Bashkinë e Tiranës. Me Damianin na bashkoi ky udhëtim poltik, por unë do iki me detyrë në partine e Tiranës dhe jo në Elbasan me Damianin.

Ne funksionimin e punëve në Vlorë ka patur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit, që përgjithësisht janë mbyllur, por ka patur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë errësirë dhe sot është ndriçuar.

Ka patur një gropë në lidhje me mbytjet në Novoselë dhe sot është bërë një projekt që s’do mbytet më. Ka patur probleme dhe në disa lagje si “Llonxhe”, Karabash ku s’ka patur ujë të pisjhëm dhe sot janë mbyllur” ka thënë Qëndro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura