Nuk do mungojnë vranësirat, por…ja sa shkojnë temperaturat të premten

May 6, 2021 | 14:17
SHPËRNDAJE

mot i mireDitët pranverore vijojnë njëra pas tjetrës me plot orë me diell dhe temperatura ideale për të shijuar natyrën.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 25°C
zonat e ulëta 11°C deri në 27°C
zonat bregdetare 13°C deri në 25°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura