‘Norvegjia’, MPJ: Lelja Selaci gjendet e vdekur

Jul 29, 2011 | 15:36
SHPËRNDAJE

Shpresat se kosovarja me nënshtetësi norvegjeze Lejla Selaci, do të gjendet shëndoshe e mirë janë shuar përfundimisht, pasi autoritetet norvegjeze kanë gjetur trupin e pajetë të saj një javë pas terrorit qe kishte përjetuar Norvegjia.

Lajmi iu konfirmua portalit Indeksonline.net, nga burime shumë të sigurta brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës që kanë qenë në vazhdimësi në kontakt me autoritetet norvegjeze.

Lejla trajtohej e zhdukur qe nga java e kaluar kur sulmuesi Andreas Breivik kreu sulmet më të tmerrshme qe ka përjetuar Norvegjia pas luftës së dytë botërore.

Monstrumi Breivik pasi kreu sulm me bombë në Oslo u nis drejt ishullit Utoya duke ekzekutuar një nga një më shumë se 70 persona. Në mesin e këtij grupi ndodhej dhe Lejla Selaci, me prejardhje nga Vushtrri. Ajo trajtohej si e zhdukur qe nga e premtja e kaluar. (express)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura