Noizy publikon videon e kërcimit viral dhe mbështet publikisht Luizin në ‘Big Brother Vip Albania’: O çapaçul…

Apr 28, 2023 | 17:52
SHPËRNDAJE

E teksa finalja e madhe e “BigBrother VIP” po afrohet, banorët e shtëpisë janë argëtuar së fundmi nën tingujt e muzikës.

collage-45-1130x635

 

 

Gjatë festës është vendosur kënga më e re e Noizyt ‘Jena mbretër 2’ e cila u bë goxha virale në rrjet ende pa u publikuar dhe kjo falë videove të Luizit që qarkulluan kudo. E së fundmi këngëtari e ka shijuar dhe kërcyer këngën teksa thërriste dhe emrin Noizyt nëpër shtëpi.

E ky moment duket se i ka rënë në sy reperit i cili nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’ ka shprehur mbështetjen që ka për Luizin duke i uruar fitoren. Gjithashtu Noizy shkruan se këngëtari as që ia ka idenë sesa virale është bërë kënga fal tij.

“O çapaculee ta dish ti sesa viral je bërë me këtë këngën”– shkruan reperi krahas videos së Luizit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura