Noizy provon të këndojë muzikë popullore me kushëririn, surprizon edhe Blerim Destani

Jan 5, 2018 | 20:33
SHPËRNDAJE

Në një video të postuar së fundmi në Instagram, Noizy ndërsa shihet krah kushëririt të tij, këngëtarit Altin Sulku dhe aktorit Blerim Destani, shfaqet duke kënduar muzikë popullore. Është pikërisht kënga ‘’Jalla shofer, jalla’’ që të tre djemtë këndojnë së bashku.

Përkrah tyre është edhe moderatori Ermal Mamaqi i cili sapo i drejtohet mikrofoni ngre pirunin me ushqim, duke shkaktuar të qeshura të shumta mes tyre. Mesa duket djemtë janë duke kaluar momente mjaft të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse kjo video është e sotme, apo djemtë janë takuar më herët me njëri-tjetrin, pasi kujtojmë këtu që Blerimi ishte i ftuar në emisionin e fundvitit të ‘’Xing me Ermalin’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura