Noizy: Më 4 Gusht, në Alpha Show 2 do të kemi 10 mijë njerëz më shumë se vjet

Jul 6, 2023 | 12:59
SHPËRNDAJE

Duke rikujtuar përmes një video që postoi mbrëmë në instagramin e tij atmosferën fantastike, energjinë që krijoi një vit më parë, në sheshin “Nënë Tereza”, Noizy ka zbuluar një tjetër detaj për koncertin e këtij viti, që premtohet se do të jetë edhe më i fuqishëm. Arena ku do të zhvillohet koncerti këtë vit do të jetë e sistemuar në atë mënyrë që do të zërë edhe 10K njerëz më shumë se vitin që shkoi.

noizy

“Data 4 Gusht do të jetë full adrenalinë, nga fillimi në fund. Mos u bë pishman për herë të dytë! Për ju që ishit vjet e di që s’do ta humbisni, jam i sigurtë. Line- up është i frikshëm, kaq di t’ju them”- ka shkruar Noizy në instagramin e tij, duke nxitur kështu edhe një herë më shumë kuriozitetin për çfarë ai po përgatit për koncertin Alpha Show 2, ose Alpha Show City, siç e kanë konceptuar këtë herë, si një arenë “beteje”, ku tregohet fuqia dhe madhështia që mund të fitosh përmes talentit, punës së madhe e të vazhdueshme e ambicjes për të ecur gjithmonë drejt majës së suksesit.

Nuk janë zbuluar ende shumë detaje nga koncerti perveç faktit se repertori i këtij viti do të jetë me krijimet e fillimit të karrierës artistike të Noizyt, nga albumi “Pak më ndryshe” dhe me ato të albumit të fundit “Alpha”. Të ftuarit do të jenë këngëtarët që janë bërë pjesë e këtij albumi, përmes dueteve, si Raf Camorra, Sffera Ebbasta, Mc Kresha, Ylli Limani, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Stine, Stresi etj.

Noizy premton thyerjen e një rekordi të ri, besim që mesa duket e mbështet tek suksesi i koncertit të parë, jehona e të cilit vazhdoi gjatë dhe u pasua me promovimin po aq të zhurmshëm të albumit “Alpha”, me një tjetër koncert, krejt të improvizuar, po aty në sheshin “Nënë Tereza” ku brenda pak orësh arriti të mbledhë me qindra e mijra njerëz.

Po këtë herë? Duhet të presim surprizën e radhës, që do të ndodhë aty në shesh ku njerëzit do të mblidhen në zonat që tashmë janë ndarë sipas emrave të fiseve ilire: Illyrian Elite, Albanët, Ardianët, Dardanët Taulantët. Pas tyre do të renditen Illyrian Knights (Kalorësit), Illyrian Warriors (Luftëtarët) dhe Illyrian Shield (Mburoja). Një tjetër koncept i ri ky, që Noizy e sjell për të rivlerësuar dhe të shkuarën e artë të shqiptarëve.

 


View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura