Noizy kërcënon fansin në koncertin e tij: Ke qejf me përfundu në spital (VIDEO)

May 2, 2023 | 19:07
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur i muzikës shqiptare, Noizy, ka kërcënuar në një koncert njërin prej fansave të tij që ka paguar për të dëgjuar këngët e tij.

noizy-koncert

Video është bërë virale dhe duket se konflikti ka qenë për shkaqe mjaft banale.

Fansi duket se ka shfaqur në telefonin e tij foton e kundërshtarit të Noizyt, një trend ky që po zhvillohet në të gjitha koncertet në botë, por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Noizyt, i cili e ka kërcënuar personin në fjalë.

“Është dhe njëri këtu me telefon nëse ka qejf të përfundojë në spital. Çoje edhe njëherë telefonin nëse ke b*th., nëse ke bo*e. Hajde… A ke qejf të përfundosh në spital? Hajde këtu hajde, a ke qejf të përfundosh në spital?”, thotë Noizy përmes mikrofonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura