Njoftim i rëndësishëm për emigrantët: Radhë deri në 5 orë pritje në Merdarë

Aug 17, 2018 | 7:55
SHPËRNDAJE

Pritjet e gjata në pikë kalimin kufitar në Merdare po vazhdojnë edhe sot. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar të MPB-së, në këtë pikëkalim kufitar, në hyrje pritjet janë gjysmë orë, kurse në dalje deri në pesë orë.

merdare

Këto pritje padyshim që kanë krijuar edhe kolona të gjata. Shembull derisa në hyrje kolonat janë 100-200 metra, në dalje gjendja është tjetër, pasi ato janë deri në 3500 metra, apo tri kilometra e gjysmë.

Pas Merdarës, pikë më e ngarkuar është Mutivoda me 90 minuta pritje në dalje si dhe Dheu i Bardhë.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, në mënyrë që të shmangen kolonat dhe pritjet e gjata.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/njoftim-per-bashkatdhetaret-kolona-de-deri-ne-5-ore-pritje-ne-merdare-567727/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura