Njihuni me guidën online të Tiranës, atraksionet dhe shërbimet kryesore që mund të aksesoni

Oct 19, 2017 | 10:17
SHPËRNDAJE

Tirana është qyteti që nuk i le ëndrrat të flenë, por ju ofron mundësinë që të eksploroni dhe të zbuloni çdo qelizë të saj.

Sheshi Skenderbej

Çdo vit me mijëra studentë ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve. Për të gjithë studentë që kanë ardhur për të studiuar në universitetet e Tiranës, Bashkia ka përgatitur edhe një guidë orientimi në qytet.

Gjithsesi, ky libër, i cili mund të aksesohet lehtësisht edhe në faqen online të Bashkisë, do të krijojë shumë lehtësira edhe për qytetarët e ndryshëm të cilët dëshirojnë që të njihen me linjat kryesore të autobusit, kinematë, shërbimet, poliklinikat, muzetë dhe galeritë e artit.

Një kapitull i veçantë i është kushtuar atraksioneve të ndryshme turistike që ofron kryeqyteti shqiptar si: Sheshi “Nënë Tereza”, Memoriali “PostBllok”, Piramida, Instalacioni “Reja”, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, Parku Kombëtar i Dajtit, Kalaja e Petrelës etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura