Njeriu i rekordeve/ Ronaldo mbret dhe në rrjetet sociale, arrin shifrën stratosferike të ndjekësve në Instagram

Jun 25, 2021 | 16:58
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari rekorde, por kësaj radhe në rrjetet sociale.

Ronaldo Kristiano

Vetem pak ditë më parë pasi arriti shifrën e 300 milionë ndjekësve në “Instagram”, yllit portugez i janë shtuar dhe 5 milionë ndjekës të tjerë duke e çuar në total 305 milionë.

ronaldo

Një shifër kjo e përafërt me numrin e popullsisë së Amerikës, e cila është 328 milionë banor. Numra të jashtëzakonshëm këto për një atletet i cili është dhe më popullori në botë duke lënë pas aktorë e këngëtarë të famshëm.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura