“Njëri bënte roje dhe tjetri ngjitej tek apartamenti”, informacioni i vajzës që çoi në pranga dy shqiptarët, në Itali. Ja pse akuzohen

Jul 3, 2020 | 19:23
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë të moshave 20 dhe 28 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një apartament, në Boero.

vjedhje

Ishte një vajzë, e cila denoncoi faktin se kishte parë dy shqiptarët që njëri bënte roje në rrugë dhe tjetri ishte ngjitur nga përmes një tubi uji dhe kishte zbritur në ballkonin e një apartamenti, raportojne mediat fqinje.

Kur shqiptarët e panë se u diktuan nga vajza e re, ia mbathën, por përshkrimi i saktë i saj i lejoi oficerët të gjurmonin dy të arratisurit.

Pas arrestimit nga policia, shqiptarët që ishin të parregullt me dokumente në shtetin fqinj u shoqëruan në komisariatin e policisë dhe pritet që Gjykata të japë vendimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura