Njerëzit braktisin banesat pas tërmetit, bllokohen disa rrugë në Tiranë dhe Durrës

Jan 28, 2020 | 22:52
SHPËRNDAJE

Pas tërmetit që goditi vendin tonë mbrëmjen e sotme, qytetarë të shumtë në Tiranë dhe në Durrës, kanë braktisur banesat e tyre.

84176405_1596901840448506_8507998457217155072_n-1-450x450

Sipas faqes, Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, disa rrugë kryesore në Tiranë dhe Durrës janë bllokuar për shkak të trafikut të shkaktuar

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Fushë Krujë, Elbasan, Tapizë, Lezhë, Mirditë, Durrës, Mat, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Shengjin

Edhe në Tetovë, Strugë të Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi e Prishtinë janë ndjerë lëkundjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura