“Një vit në SHBA, pa pagesë”, ambasada amerikane jep njoftim të rëndësishëm për këta nxënës

Sep 10, 2018 | 11:07
SHPËRNDAJE

Nje mundesi e mire per gjithe ata te lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004, e qe jane me rzultate te mira ne mesime. Ambasada amerikane njofton sot se keta nxenes mund te perfitojne nga programi  YES.

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-700x467

“Ky program u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë”- njofton amabsada.

Njoftimi i ambasades  

Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë! Mësoni se si mund të aplikoni  ? https://goo.gl/h4XB9m

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura